Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka thënë kryeministres suedeze Magdalena Andersson se Ankaraja pret hapa konkretë në lidhje me shqetësimet e saj për organizatat terroriste, transmeton InLajmi.
Turqia thotë se Suedia dhe Finlanda strehojnë njerëz të lidhur me grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe ndjekës të Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e një përpjekjeje për grusht shteti të vitit 2016.
Në një telefonatë, Erdogan tha gjithashtu se një embargo e eksporteve të armëve të vendosura ndaj Turqisë pas inkursionit të saj në Siri në vitin 2019 duhet të hiqet.
Erdogan dhe Andersson folën me datën 21 maj pasi Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n në fillim të kësaj jave, shkruan BBC.
Turqia ka thënë se kundërshton bashkimin e 2 vendeve në aleancën ushtarake, por udhëheqësit perëndimorë kanë shprehur besimin se pozicioni i Ankarasë nuk do të jetë një pengesë për procesin e pranimit në NATO./InLajmi/