Liverpooli është në bisedime për t’ia vazhduar kontratën James Milnerit.
Futbollisti, në bazë të kontratës aktuale, do të jetë i lirë gjatë kësaj vere, bashëpunimi formal përfundon.
Gjithsesi, “Të Kuqtë” duket se nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga lojtari dhe planifikojnë t’i ofrojnë një marrëveshje të re, transmeton lajmi.net.
Sipas GOAL, ish-kampionët e Anglisë i kanë ofruar kontratë njëvjeçare dhe është në dorën e lojtarit që ta pranojë ose refuzojë.