Është konfirmuar edhe artisti i 2-të që do të performojë në edicionin e 3-të të festivalit ‘Sunny Hill.
Fjala është për një ndër reperët më të të mirë britanik, AJ Tracey i cili do të performojë për herë të parën në një ndër prej festivaleve më të njohura tashmë në rajon.
Përmes një postimi në Facebook në faqen zyrtare të ‘Sunny Hill’ është konfirmuar pjesëmarrja e tij.
”Një nga reperët britanikë më të shkathët të kohës sonë do të ndezë skenën e Sunny Hill Festival 2022! Gjithmonë duke marrë parasysh drillin, afrobeatin me lëvizje madhështore dhe këngët e suksesshme të AJ Tracey do të na zhvendosin të gjithëve në një dimension tjetër,” thuhet në njoftimin e tyre.
Kujtojmë se ngjarja më e madhe kulturore në vend do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht të këtij viti. Ajo po rikthehet pas dy vitesh dhe tashmë nuk do të mbahet në parkun e Gërmisë por në Bërnicë.