• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 25 July, 2025
  • Hyrje
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 21 maj ndër vite?!

V E nga V E
22 May 2022
në Kalendari historik
0 0
0
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
0
SHPERNDARJE
74
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

21 Maji është dita e 141-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 224 ditë.

878 – Qyteti Syracuse në Itali pushtohet nga sulltani mysliman i Sicilisë.

879 – Papa John VIII i jep bekimin Dukës kroat Branimir – kjo ditë konsiderohet si njohja ndërkombëtare e shtetit kroat, dhe një nga arsyet që kroatët i përkasin kryesisht besimit katolik. Historikisht, kroatët arritën në vendin ku janë sot gjatë fillimit të shekullit të 7-të. Ata organizuan shtetin në dy dukate nga shekulli 9. Tomislav u bë mbreti i parë më 925, duke krijuar mbretërinë e Kroacisë. Më pare rajoni banohej nga Ilirët liburnë, dalmatë. Në vitet 300, perandori iliro-romak Diokleciani ndërtoi një pallat të madh në Split, ku kaloi vitet e tij pas doreheqjes nga froni. Në shek. X, Kroacia u përfshi në perandorinë romake.

1502 – Zbulohet ishulli Shën Helena nga portugezi João da Nova.

1542 – Kolonizatori spanjoll Hernando de Soto vdiq në brigjet e lumit Misisipi, (sot Louisiana). Shokët e tij të ekspeditës e mbajtën vdekjen të fshehtë dhe e varrosën trupin në lumë, në mënyrë që indianët vendas të mos mësonin për vdekjen e tij, që të mos kuptonin se de Soto ishte i vdekshëm dhe jo hyjnor, siç u kishte thënë.

1819 – Biçikletat e para shihen nëpër rrugët e Nju Jorkut.

1688 – Në Londër, lindi Alexander Pope, poet anglez, pëkrthyesi i parë i Homerit në anglisht. Familaj e tij u konvertua në katolicizëm dhe për këtë arsye ai nuk u pranua në shkollë publike apo universitet. Alekstandër Pope arriti të vetë-arsimohej; mësoi frëngjisht, italisht, latinisht, dhe greqisht, dhe duke lexuar gjerësisht, në moshën 6 vjeçare zbuloi Homerin; më 1713 filloi punën për përkthimin e Iliadës; e ndau veprën në 6 vëllime, duke botuar çdo vit për gjashtë vjet nga një vëllim – kjo mënyrë i lejoi të jetonte me të ardhurat nga punë e tij, gjë që pak poetë në histori kanë qenë në gjendje ta bëjnë. Në të njëjtën mënyrë Pope përktheu edhe Odisenë. Pastaj hartoi një botim të Shekspirit, ku Pope “korrigjoi” metrikën dhe bëri disa ndryshime në tekst. Kjo u prit shumë ashpër nga kritikët, gjë që e shtyu poetin të kundërpërgjigjej, duke i quajtur ata “intelektualë pa tru dhe shpërdorues të dijeve të tyre”. Aleksandër Pope vdiq me 25 maj 1744. Ai ka qenë vazhdimisht në gjendje rivlerësimi deri në vitet 1930 kur reputacioni i tij u rigjallërua. Aleksandër Pope tashmë konsiderohet zë kryesor poetik i shekullit të tij; shembull i hijeshisë së vargut, satirës së rreptë, guximit letrar dhe forcës morale.

Ode për vetminë, nga Alexander Pope
(shqipërim)

Lum njeriu, që dëshirën dhe kujdesin,
Me pak hektarë të trashëguar e lidh,
Kënaqet me ajrin e vendlindjes,
Në truallin e tij.

Bagëtitë i japin qumësht, fushat bukën,
Kopetë i plotësojnë nevojat per t’u veshur,
Pemët i bëjnë hije në verë,
Dhe zjarr në dimër.

Bekuar, ai që lehtë mund të gjejë
Orë, ditë e vite të bardha
Shëndet në trup, qetësi në mendje,
Paqe gjatë ditës,

Gjumë të mirë natën; studim e shlodhje,
Të përziera së bashku; rikrijim të ëmbël;
Pafajësi, që sjell më shumë kënaqësi,
Me meditim.

Pra më lini të jetoj, i paparë, i panjohur;
Pavuajtje të vdes;
Vjedhur prej botës, shtrirë
Në një varr pa gur.

1758 – Mary Campbell rrëmbehet nga shtëpia e saj në Pensilvani nga Lenape gjatë Luftës Indiane dhe Franceze.

1832 – SHBA, Baltimor, Maryland – Zhvillohet Kuvendi i parë kombëtar i Patisë Demokrate.

1840 – Zelanda e Re bëhet koloni britanike.

1864 – Rusia deklaron fundin e Luftës ruso- kirkasiane dhe shumë kirkizë detyrohen të mërgojnë. Kjo është caktuar të jetë Dita kirkize e zisë. Emri Kirkiz a Çerkez është aplikuar tradicionalisht për tatarët e Krimesë.

1871 – 1871 – Trupat franceze pushtojnë Komunën e Parisit. Luftime të ashpra u zhvilluan nëpër rrugë. Në fund të javës së përgjakshme rreth 20,000 komunarë u vranë dhe 38,000 të tjerë u arrestuar.

1881 – Kryqi i Kuq Amerikan themelohet nga Klara Barton. Në vitin 1869, gjatë udhëtimit të saj në Gjenevë, Zvicër, Barton u njoh me drejtuesit e Kryqit të Kuq ndërkomëtar dhe i lindi idea për krijimin e një dege të tillë në Amerikë. Kur Klara Barton u kthye në atdhe, ajo filloi lëvizjen për të siguruar nga qeveria njohjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Klara organizoi mbledhjen e parë zyrtare të Kryqit të Kuq amerikan në apartamentin e saj në Washington, DC, 21 maj 1881. Shoqata e parë vendore e kryqit të kuq u themelua më 22 gusht 1882 në Dansville, Livingston, New York. Klara Barton vdiq më 1912, në moshën 90 vjeçare.

1904 – Fédération Internationale de Football Association (FIFA) u themelua në Paris.

1940 – Një force e posaçme ushtarake në Gjermani vret mbi 1.500 të sëmurë mendorë pacientë spitali në Prusinë Lindore. Vrasjet ishin pjesë e programit nazist për zhdukjen e çdo njeriu që konsiderohej i “papërshtatshëm” për të jetuar.

1973 – Shqipëri, në burgun politik të Spaçit nisi revolta e 100 të burgosurve, fillimisht si kundërshtim ndaj rregullave dhe kushteve të këqija në burg, dhe pastaj si kundërshtim ndaj regjimit. Të burgosurit u rrethuan nga trupa ushtarake të ardhur me nxitim nga Shkodra e Tirana, ndërsa në tarracën e burgut protestuesit valvisnin një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist, duke kënduar këngë patriotike dhe hedhur parrulla kundër diktaturës. Protesta në burg brenda një vendi të izoluar u shtyp; 4 nga të burgosurit protestues u dënuan me pushkatim, 8 u ridënuan me 25 vjet burg, 70 të tjerë u rigjykuan. Në vitin 1984, një kryengritje e ngjashme u zhvillua në burgun e Qafë Barit. Të dyja ngjarjet u lanë në heshtje – shtypi atëhere nuk merrej me aspekte të tilla të realitetit socialist.

2002 – Qeveria britanike filloi një ofensivë kundër drogës në shkolla, duke u shprehur për përjashtimin përfundimtar të çdo nxënësi që kapet me drogë në mjedisin shkollor dhe duke shpërndarë fotografi të një studenteje që kishte vdekur nga mbidoza.

2003 – Një tërmet i fuqishëm godet Algjerinë Veriore, duke shkaktuar vdekjen e më tepër se 2.000 personave.

2006 – Republika e Malit të Zi mban referendum për pavarësimin nga unioni shtetëror me Serbinë. Populli i Malit të Zi zgjodhi pavarësinë me një shumicë prej 55 për qind.

2012 – Aksident tragjik në Himarë, Shqipëri – 13 persona vdesin dhe 21 të tjerë plagosen kur autobusi i tyre bie 80 metra në humnerë. Viktimat ishin kryesishtë studentë nga universiteti Aleksandër Xhuvani, Elbasan, që po udhëtonin drejt Sarandës, në kuadër të një programi mësimor.

Lindje

  • 1471 – Albrecht Dürer, piktor gjerman
  • 1527 – Filipi i II , mbret spanjoll
  • 1688 – Alexander Pope, letrar anglez
  • 1843 – Charles Albert Gobat, politikan zviceran
  • 1855 – Émile Verhaeren,shkrimtar belg
  • 1860 – William Einthoven, filozof holandez, i cili ndihmoi në zhvillimin e elektrokardiografit
  • 1885 – Princesha Sofi, Mbretëresha e Shqipërisë Sofia dhe bashkëshortja e Princ Vidit. Vdiq 3 shkurt 1936.
  • 1944 – Mary Robinson, politikane irlandeze
  • 1948 – Leo Sayer, kantautor anglez
  • 1957 – Vasjan Lami, aktor shqiptarë
  • 1997 – Leart Rama, Astronom i ardhshëm kosovar kah vitet 2020

Vdekje

  • 1471 – Henriku VI, mbret anglez
  • 1999 – Fulvio Tomizza, letrar italian
Tags: LindjeNgjarjePërvjetoreVdekje
Postimi i mëparshëm

Cilat sjellje vijnë nga traumat fëmijërore?

Postimi tjetër

E shtunja e ngrohtë dhe me diell

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 25 korrik ndër vite?

25 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 23 korrik ndër vite?

23 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 22 korrik ndër vite?

22 July 2025
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 17 korrik ndër vite?

17 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 16 korrik ndër vite?

16 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 15 korrik ndër vite?

15 July 2025
Postimi tjetër
Sot na pret një mot me diell dhe pak vranësira, shfrytëzoni vikendin!

E shtunja e ngrohtë dhe me diell

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 25 korrik ndër vite?

25 July 2025
Gatime të furrës – Patate të mbushura me mish të grirë dhe djathë

Gatime të furrës – Patate të mbushura me mish të grirë dhe djathë

25 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë, temperatura maksimale pritet të arrijnë në 40 gradë celsius

25 July 2025
Albulena Balaj-Halimaj, kandidate për kryetare të Prizrenit nga Nisma

Albulena Balaj-Halimaj, kandidate për kryetare të Prizrenit nga Nisma

24 July 2025
Ish-Presidenti Hashim Thaçi: Kam bërë plot gabime, por nuk kam gënjyer dhe mashtruar

Ish-Presidenti Hashim Thaçi: Kam bërë plot gabime, por nuk kam gënjyer dhe mashtruar

24 July 2025
Thaçi: Shqetësuese, për pesë vite Kosova vetëm dy njohje e asnjë anëtarësim në organizata

Thaçi: Shqetësuese, për pesë vite Kosova vetëm dy njohje e asnjë anëtarësim në organizata

24 July 2025
Hendikepi i Speciales sipas Thaçit: Duhet mekanizëm që zhvendos barometrin në favor të fakteve reale

Hendikepi i Speciales sipas Thaçit: Duhet mekanizëm që zhvendos barometrin në favor të fakteve reale

24 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Mirëse u ktheve!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Hapni një llogari të re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu