ZPS-ja ka thënë se dokumentet të kërkuar nga mbrojtja që janë dokumente shfajësuese për ish-krerët e UÇK-së, nuk e dinë se kur do mund ti sigurojnë, pra nuk kanë një datë të saktë, raporton InLajmi.
Prokurorët e specializuar kanë thënë se iu duhet më shumë kohë për të mbledhur burimet dhe provat sepse procesi i nxjerrjes kërkon rishikime dhe përpunime.
Gjithashtu prokurorët e specializuar kanë thënë se duhet të sigurohen që të mbrohen dëshmitaret të cilët dëshmojnë, sepse klima e frikësimit të dëshmitarëve mbizotëron në Kosovë.
Sipas ZPS-së kërkesa për nxjerrjen e burimeve është e paarsyeshme në këtë kohë, sepse sipas tyre nuk po merret parasysh siguria e dëshmitarëve./InLajmi/