Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se një sulm me raketa ndajnjë qendre kulturore në rajonin e Kharkiv, ishte marrëzi absolute, transmeton InLajmi.
Zelensky postoi një video dramatike të momentit kur raketat goditën Shtëpinë e Kulturës së sapo rinovuar në Lozova, duke thënë se forcat ruse ishin pas këtij sulmit.
Presidenti ukrainas tha se 7 persona u plagosën në sulm, duke përfshirë një fëmijë 11-vjeçar, shkruan BBC.
Zelensky shtoi se okupatorët kanë identifikuar kulturën, arsimin dhe njerëzimin si armiq të tyre./InLajmi/