Ushtria ruse thotë se fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol e kanë pushtuar, pas dorëzimit të ushtarëve të fundit ukrainas, transmeton InLajmi.
Sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, grupi i fundit i mbrojtësve të regjimentit Azov, një grup i përbërë nga 531 persona, janë dorëzuar.
“Territori i uzinës metalurgjike Azovstal në Mariupol, ku një grup militantësh ukrainas të formacionit nazist Azov është bllokuar që nga 21 prilli i këtij viti, është çliruar plotësisht”, tha gjeneralmajor Igor Konashenkov.
“Grupi i fundit prej 531 militantësh u dorëzua sot” deklaroi Ministria Ruse e Mbrojtjes, shkruan BBC.
Ministria tha se që nga 16 maji, 2,439 “neo-nazistë” nga Azov dhe trupat ukrainase të bllokuar në fabrikën e çelikut ulën armët dhe u dorëzuan./InLajmi/