“Çlirimi” i Republikës së vetëshpallur Popullore të Luhanskut në Ukrainën lindore është pothuajse i plotë, ka thënë ministri i Mbrojtjes së Rusisë, transmeton InLajmi.
Ukrainës i është marrë më shumë territorë nga separatistët e mbështetur nga Rusia dhe forcat e vetë Rusisë, tha Sergei Shoigu.
Përpara pushtimit, presidenti Putin kishte thënë se po njihte zyrtarisht të ashtuquajturën Republikë Popullore dhe një tjetër në Donetsk si të pavarur nga Ukraina, shkruan BBC.
Putini edhe kohëve të fundit ka thënë se këto 2 vende kanë të drejtën të shpallen si rajone të pavarura. /InLajmi/
















