Një zyrtar ushtarak ukrainas tregojnë se qyteti i rrënuar i Rubizhne në Ukrainën lindore duket më keq se qyteti i Mariupol-it, pas bombardimeve intensive ruse, transmeton InLajmi.
“Qyteti industrial është shkatërruar plotësisht, nuk ka ndërtesa të mbijetuara, pranë oborreve ka varreza.”, shkroi shefi i administratës ushtarake ukrainase për Luhansk, Serhiy Hayday.
Rusia dhe separatistët lokalë po përpiqen të largojnë forcat ukrainase nga Luhansk dhe Donetsk, rajonet së bashku të njohura si Donbas.
Hayday ka thënë se disa banorë të Rubizhne janë ende të fshehur në bodrume, por shumë kanë ikur ose janë dëbuar.
Në fillim të këtij muaji Ukraina raportoi se trupat e saj kishin goditur një forcë të madhe të blinduar ruse duke tentuar një kalim lumi pranë qytetit Rubizhne, shkruan BBC.
Para luftës popullsia e qytetit Rubizhne ishte rreth 60,000.