Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së, raporton InLajmi.
Osmani theksoi se këta rekrutë të rinj sot na bëjnë krenarë të gjithëve. Ajo u shpreh se ndihet krenare dhe e nderuar që ushtria jonë po shtohet nga vajza e djem, që atdhedashurinë po e tranformojnë në profesionalizëm.
Këta rekrutë të rinj sot na bëjnë krenarë të gjithëve. Brenda pak muajsh jam sërish në mesin tuaj për certifikimin e 2520 ushtarëve të rinj, kjo më bën nder dhe krenare që ushtria jonë po i shton radhët me vazja e djem të rinj, të cilët atdhedashurinë po e transformojnë edhe në profesionalizëm.
Presidentja e vendit tha se rekrutët e rinj po i jetësojnë ëndrrat e brezave të tërë, të cilët përpos shtetit donin ta kenë edhe ushtrinë, e cila është në funksion të mbrojtjes së vendit.
Ju po e jetësoni çdo ditë e më tepër ëndrrat e brezave të tërë, të cilët përpos shtetit donin ta kenë edhe ushtrinë, e cila do të jetë në funksion të mbrojtes së vendit dhe mbrojtes së integritetit territorial të Kosovës. /InLajmi/