Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së, të cilët i uroi dhe i përgëzoi për suksesin e arritur gjatë stërvitjeve ushtarake, raporton InLajmi.
Mehaj tha se sot vendin tonë i shtohen 257 ushtarë të rinj, të cilëve iu referohet si “gardianë të lirisë”.
Nga sot vendi ynë ka 257 ushtarë më shumë, 257 gardianë të lirisë, të paqes, të sovranitetit të vendit tonë.
Ministri iu drejtua ushtarëve të rinj, duke iu thënë se në jetën e tyre do të kenë shumë eprorë e komandant të ndryshëm, por sipas Mehaj vetëm një do të mbetet i përjetshëm, e ai është komandant Adem Jashari.
Kur shikojmë nga kemi ardhur, e shohim UÇK-në e kur shikojmë se ku duam të arrijmë e shohim NATO-n. Por, edhe këtu ku jemi sot e edhe atje ku duam të arrijmë nesër nuk do të ishte e mundur pa UÇK-në”.
“Të dashur ushtarë, gjatë jetës suaj ushtarake do të keni eprorë e komandantë të ndryshëm, por vetëm një është i përhershëm e i përjetshëm, ai është komandanti legjendar Adem Jashari”, është shprehur Mehaj. /InLajmi/