Kompania shtetërore finlandeze e energjisë Gasum tha se Rusia po ndalonte furnizimin e saj me gaz natyror në Finlandë pasi vendi refuzoi të paguante për gazin rus në rubla, transmeton InLajmi.
Tani gjiganti rus i gazit Gazprom ka konfirmuar se do të pezullojë shitjet e gazit në Finlandë nga e shtuna, kur përfundon kontrata ekzistuese e furnizimit midis 2 vendeve.
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin tha se ka në plan të bisedojë me Gazprom për mundësinë e rritjes së furnizimeve me gaz natyror të lëngshëm në Kaliningrad, shkruan BBC.
Kaliningrad-i është pjesë e territor rus midis Lituanisë dhe Polonisë të cilat janë anëtarë të NATO-s./InLajmi/