Paulo Dybala në fund të sezonit është lojtarë i lirë dhe shumë klube tashmë janë vënë në gjurmët e tij, për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas.
Premier League është një nga kampionatet që disa klube janë vënë në ndjekje të sulmuesit, teksa bëhet fjalë për Tottenham, Arsenal, Manchester United dhe Newcastle, shkruan Abc.news.al.
“Topçinjtë” e drejtuar nga Mikel Arteta kanë bërë një hap para për Dybalan, teksa drejtuesit kanë kontaktuar edhe përfaqësuesit e sulmuesit për të mësuar mbi kërkesat që ka lojtari