Në kuadër të protestës së paralajmëruar nga SBASHK-u, mësimi në shkollat e Kosovës nuk do të mbahet këtë të premte, shkruan InLajmi.
SBASHK-u ka paralajmëruar se do të mbahen protesta nga punëtorët e arsimit si shenjë pakënaqësie për mosplotësimin e kërkesave nga Qeveria e Kosovës.
Në komunikatën e SBASHK-ut theksohej se vendimi për protestë është marrë nga një takim i mbajtur me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve.
Me këtë vendim SBASHK-u shpreson që qeveria të reflektojë dhe t’ua plotësojë kërkesat e tyre.
Kujtojmë se rritja e pagave, zbatimi i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor dhe ndryshim-plotësimi i Ligjit për Skemat Pensionale janë disa nga kërkesat e sindikatave. /InLajmi/




















