Ushtarët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhënë betimin në ceremoninë e certfikimit të tyre, raporton InLajmi.
Kjo ceremoni është zhvilluar në kazermën e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj.
Kjo ceremoni kishte për qëllim certifikimin e gjeneratës së parë të stërvitjeve ushtarake bazë për vitin 2022.
257 ushtarë arritën të përfundojnë me sukses stërvitjen ushtarake, andaj sot edhe u certifikuan.
E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani. /InLajmi/