Avokatët e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët po akuzohen nga Gjykata Speciale në Hagë, për krime lufte, thonë se Zyrat e Prokurorëve të Specializuara e nuk po e bëjnë punën e duhur për gjetjen e dokumenteve për shfajësimin e këtyre të fundit, raporton InLajmi.
Gjithashtu avokatët po kërkojnë që provat e Prokurorisë Speciale që janë të bazuara nga shërbimet sekrete serbe, mos të merren parasysh.
Avokatët tutje sugjerojnë se Gjykata Speciale duhet të mbrojë provat e veta dhe ti rishikojë ato, sepse prejardhja e tyre është shumë e rëndësishme.
Në seancën e mbajtur ditën e premte në Hagë, avokatët e ish-krerëve të UÇK-së kanë thënë se Zyrat e Prokurorëve të Specializuar po bazohen në prova të pa pastra nga Serbia dhe duket sikur po e fshehin shkallën e bazave të provave./InLajmi/