Nunez është njëri nga sensacionet e fundit në futboll.
Ai po kalon në një formë mjaft të mirë te Benfica, e kjo ka bërë që disa ekipe të shfaqin interesim për të.
Darwin ka kontratë me ekipin portugez deri në vitin 2025, por interesimi i madh për të mund të ndikojë që ai të largohet gjatë verës.
Sipas ‘RMC Sport’ uruguaiani ka refuzuar të transferohet drejt Manchester United, përcjell lajmi.net.
Frontmeni uruguaian thuhet gjithashtu se ka refuzuar interesin nga Newcastle pasi ai përgatitet për një transferim të mundshëm në një nga klubet më të mira të Evropës.