Italiani ka kontratë me Chelsea deri në fund të sezonit të ardhshëm dhe prioritet i tij është të vazhdojë edhe më tej në ‘Stamford Bridge’.
Jorginho ka prioritet të qëndrojë te ‘Blutë e Londrës’, por sipas agjentit të tij Chelsea nuk mund të bëjnë diçka të tillë për shkak të probleme që po kalojnë.
“Ai ka edhe një vit kontratë me Chelsea, prioritet është rinovimi. Megjithatë londinezët nuk operojnë dot në merkato për shkak të problemeve të klubit. Do takohemi me drejtuesit dhe do të flasim. Ka gjashtë apo shtatë vite që po luan futboll në nivele të larta”, tha Joao Santos
Ai gjithashtu foli edhe për një transferim të italianit drejt Juventusit:
“Nuk më kanë telefonuar, sigurisht sepse e dinë që nuk mund të bëhet pa licencë për tregun e transferimeve. Një profil si i Jorginho do t’i shërbente shumë skuadrave, edhe ne Itali.
E përsëris, do të shohim situatën e Chelsea sepse prioritet është rinovimi. Gjithsesi nga Italia askush nuk më ka pyetur deri më sot”, ka përfunduar menaxheri i lojtarit, përcjell lajmi.net.
Mesfushori ka 47 paraqitje me londinezët këtë sezon ku ka shënuar 9 gola dhe dhuruar 4 asistime.