Shefi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në seancën plenare të së enjtes ka thënë se nëse “Fondi i Sigurisë” e ka kaluar vlerën më shumë se 2 milionë euro, do e dorëzon mandatin e deputetit, raporton InLajmi.
“Sot, kur kanë shkuar 75 ditë, unë jam i bindur dhe nëse nuk del kështu unë po vë bast dhe po e lë mandatin e deputetit, nëse e kanë kaluar mbi 2 milionë euro në Fondin e Sigurisë deri sot kur po flasim, unë e lë mandati ne deputetit, sepse as 2 milionë euro nuk janë mbledh, kë doni me fajësua shoqërinë ” tha ai.
Tutje Tahiri iu drejtua pozitës duke thënë se nëse ky fond nuk ka arritur vlerën mbi 2 milionë a do e fajësojnë shoqërinë qytetare se nuk i ka mbledhur këto mjete financiare./InLajmi/