Gazetari Valon Syla, tha se shefi i VV-së ndryshe prej të gjithë ish-kryeministrave të Kosovës, ende nuk e ka një foto me presidentin amerikan.
“Kurti 2 javë pothuajse ishte në SHBA dhe çka solli nga kjo vizitë ose çka ja panë hajrin Republika dhe shoqëria kosovare”, pyeti Syla.
“Qëndrimet e tij për dialog që ishin krejt tjera së paku publikisht që i kemi të njohura këtu si për rishikimin e bisedimeve në Bruksel me Serbinë, si për Asociacionin, Zajednicën që ka qejf me quajt Kurti, si për çështjet energjetike për çka i ka përmend edhe takimet e tjera. Nuk shihet që ka ndonjë ndryshim”, tha Syla në emisionin “Pressing” në T7.
“Është një shëtitje 2 javore për të cilën Kurti me gjasë qysh po duket tash, ka qenë “ta bëjë një takim të këtij lloji, t’i bëjë disa foto” të cilat prej krejt kryeministrave të Kosovës janë më të dobëtat. Krejt kryeministrat e Kosovës kanë fotografi me presidentin, Kurti s’e ka ende”, shtoi ai.