Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në seancë plenare të ditës së enjte në Kuvendin e Kosovës ka thënë se institucioni të cilin e udhëheq do tetë në gatishmëri të të gjithë qytetarëve të Kosovës, raporton InLajmi.
“Misioni ynë është që të sigurojmë sovranitet e integritet të shtetit, vetë institucionet e sigurisë duhet të kenë integritet të brendshëm” tha ai.
Sveçla ka thënë se misioni i tij dhe i ministrisë është që të sigurojnë integritetin dhe sovranitetin e shtetit.
“Ne jemi të angazhuar në lidhje me bashkëpunimin me shtetet aleate, për të tejkaluar suksesshëm proceset të cilat na mbesin” shtoi ai.
Tutje ministri ka shtuar se si ministri janë të angazhuar për të tejkaluar të gjitha proceset që mbrojnë sigurinë e vendit.
“Bashkë më aleatët tanë do të jemi në mbrojtje të jetës dhe pronës të qytetarëve tanë” shtoi ai.
Xhelal Sveçla ka theksuar se në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtare do të jenë në mbrojtje të qytetarëve të Kosovës./InLajmi/