Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka folur për vizitën e kryeministrit Kurti në SHBA.
Sipas, Selmanajt Selmanaj Kosova nuk ka asnjë benefit nga kjo vizitë, dhe se ai po i realizon ëndrrat e tij të kahmotshme.
Deputeti theksoi se kabineti i Kurtit me gjithë vizitat e tyre në kompani të ndryshme nuk kanë lidhje për atë punë, shkruan Portali.info.
“Unë mendoj që nga kjo vizitë e Kurtit nuk ka asnjë benefit Kosova, pos benefitit të tij personal duke i realizu ëndrrat e tij të kamotshme. Nuk punohet kështu, nëse do të kishte qëllime të tilla do të duhej të ishin njerëz të kësaj fushe, kompani të kësaj fushe ne Kosovë që do ta shoqëronin këtë, jo vetëm me kabinetin dhe eskortën e tij sepse këta lidhje nuk kanë për atë punë”, tha Selmanaj.