Anëtari i Partisë Social Demokrate, Nol Nushi në aksionin e ditës së enjte në zyret e ZRRE-së ka bërë të ditur se si subjekt politik dëshirojnë tërheqjen e bordit të ZRRE-së, raporton InLajmi.
“Jemi këtu në zyrat e rregullatorit të energjisë së Kosovës apo të fajtorit kryesor pse çmimi është i lartë dhe i papërballueshëm për qytetarët”, tha ai.
Nushi ka shtuar se qytetarë kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për rritjet e tarifave të energjisë që nga muaji janar, ndërsa qeveria e ka subvencionuar këtë aksion.
“Që nga janari qytetarët kanë qenë përball Qeverisë duke kundërshtuar një vendim të këtij institucioni që rriste çmimin e energjisë elektrike dhe kështu mundësonte që Qeveria e Kosovës ta subvenciononte me 100 milionë euro një operator privat” , tha Nushi.
“Kjo rritje e çmimit është edhe e padrejtë edhe korruptive dhe dje u vërtetua që është edhe joligjore. Apeli dje e vërtetojë atë që ka thënë Gjykata Themelore që rritja e çmimit të energjisë është e paligjshme”, shtoi ai
Nushi ka theksuar se Gjykata e Apelit me vendimin ndaj ZRRE-së ka vërtetuar se rritje e çmimeve të energjisë ka qenë joligjore./InLajmi/