Është e vështirë të besohet se Ukraina ka nevojë për ndihmë me një krizë ushqimore në rritje, duke pasur parasysh rolin e vendit në ushqimin e botës përpara luftës, thonë Kombet e Bashkuara, transmeton InLajmi.
Manal Fouani, një përfaqësuese në Ukrainë nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), thotë se 90% e ukrainasve do të bien në varfëri deri në fund të vitit nëse konflikti vazhdon, shkruan BBC.
Ukraina ka një popullsi prej afro 45 milionë banorësh, me 15 milionë njerëz aktualisht refugjatë ose të zhvendosur brenda vendit. /InLajmi/