Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se në protestën e sotme ja përkujtuam ZRRE-së, se shkelja e ligjit bart pasojat e veta dhe dorëheqja është veprimi që do të duhej të ndërmerret, përcjell InLajmi.
Molliqaj, ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike është bërë e papërballueshme për qytetarët dhe se ky veprim është i paligjshëm përgjatë këtyre muajve.
Gjithashtu ai ka akuzuar qeverinë duke i thënë se subvencionimi prej 100 milionë eurosh që qeveria i ka bërë KEDS-it vazhdon të mbetet nën hije.
Postimi i plotë i tij:
ZRRE – Dorëheqje!
Sot, ZRRE-së ia përkujtuam që shkelja e ligjit bart pasojat e veta. Dorëheqja është veprimi që do të duhej të ndërmirret. Ndryshe do të duhet të pasojë shkarkimi. E nëse as ky nuk vjen, skandali i rritjes së çmimit të rrymës përfshinë akterët kryesor qeveritar, nga kryeministri e ministrat, e deri tek zyrtarët e ZRRE-së.
Çmimi i energjisë elektrike, qysh prej shkurtit, është bërë i papërballueshëm për qytetarët. Ai ishte e padrejtë dhe i paligjshëm sepse përgjatë gjithë këtyre muajve, Kosova më shumë ka eksportuar energji sesa që ka importuar, e ne kemi vazhduar të paguajmë tarifa më të shtrenjta anipse të gjithë energjinë e ka prodhuar KEK-u pa e rritur çmimin e shitjes. Edhe në këto kohëra të konsumit të ulët të energjisë, vendimi i paligjshëm, i rrëzuar nga Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit, vazhdon të na faturoj më shtrenjtë.
Në ndërkohë, subvencionimi prej 100 milionë eurosh që qeveria i ka bërë KEDS-it vazhdon të mbetet nën hije. Nuk e dijmë as sa janë japë as kur as si. E dijmë vetëm që KEDS nuk e ka humbur fitimin e kjo i ka kushtuar qytetarëve të këtij vendi.
Dorëheqja është akti më i pakët në këtë plaçkitje ordinere. /InLajmi/