Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur të enjten në një konferencë për media rreth problemit me energji elektrike dhe vendimeve të ZRRE-së duke thënë se qeveria e tanishme nuk ka strategji për menaxhimin energjisë, raporton InLajmi.
“E ka subvencionuar, ja ka falur KEKU-ut 100.000 euro, nuk duhet të mendohej nga ZRRE-ja një rritje e tarifave pasi të gjitha problemeve që u krijuan” tha ai.
Krasniqi shtoi se Qeveria e Kosovës nuk duhej të përdortë mjetet financiare publike, për të rinovuar blloqet ku prodhohet energjia elektrike.
“Fatkeqësisht kjo qeveri nuk ka strategji për menaxhimin e energjinë elektrike, sepse idetë për ti shfrytëzuar mjetet financiare publike për me i rinovuar blloqet, në vend se të përdoren mjetet për rigjenerim të kapaciteteve apo në energjinë e ripërtrishme. tha ai.
Memli Krasnqi theksoi se është për keqardhje se nuk është bërë ndonjë plan për menaxhimin e energjisë së ripërtishme./InLajmi/