Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në seancën plenare të së enjtes në Kuvendin e Kosovës ka thënë se Serbia po vazhdon luftën e saj hibride, përmes propagandave të saj, raporton InLajmi.
“Edhe debati është thirre për sigurisë. Nga fusha jonë Ministria e Mbrojtjes vlerëson mjedisin e sigurisë së vendit. Lidhur më situatën ne koordinohemi çdo ditë më Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe KFORIN. Serbia vazhdon me luftën hibride ku përmes propagandave e mbajnë të tensionuar situatën. Serbia mundohet të mashtrojë qytetaret e saj me propagandat e saj. Me çfarëdo tendence të Serbisë, Kosova ka instancat e sigurisë së vet. Ne kemi ngritur çështje për blerje ushtarake. Fondi i sigurisë është një mbështetje plus”tha ai.
Mehaj tha se si përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes ka vlerësuar mjedisin e sigurisë së vendit dhe në Kosovë nuk ka situatë të tensionuar.
Tutje ministri ka theksuar se të gjitha vlerësimet që bëhen për sigurinë në vend, bëhen në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me KFORIN.
Tutje Mehaj ka thënë se “Fondi i Sigurisë” është një mbështetje më shumë për sigurinë e vendit./InLajmi/