Profesori universitar, Blerim Latifi, ka folur për mungesën e takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin amerikan Joe Biden.
Kurti po qëndron në SHBA prej datës 6 maj. Ai ka zhvilluar takime me persona të sferave të ndryshme të jetës, por mungon takimi me presidentin amerikan Joe Biden.
Latifi komenton këtë zhvillim dhe arsyet e mungesës së këtij takimi.
“Ka shumë mendime të ndryshme. A po refuzohet Kurti, apo ndoshta Biden thjesht nuk ka kohë për takime tjera pas ngjarjeve në Ukrainë dhe është aq i zënë me takime sa nuk ka kohë asnjë minutë. Por unë mendoj se është një arsye tjetër”, thotë ai në emisionin Pressing në T7.
“Arsyeja është se Biden ka deleguar një person që të merret me Kosovën. Ai është Gabriel Escobar. Biden i ka deleguar atij të gjithë autoritetin e mundshëm dhe tani është ai merret me Kosovën dhe me temat që lidhen me Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.