Përfaqësuesi i caktuar nga Bashkimi Evropian, për bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak ka treguar se gjatë këtyre ditëve ka vizituar Washington-in, përcjell InLajmi.
Gjatë këtyre ditëve Lajçak është takuar me bashkëpunëtoret e SHBA-së dhe ka biseduar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Sapo përfundova vizitën time 3 ditore në Washington DC. Patëm një numër konsultimesh intensive dhe produktive për bashkëpunimin tonë BE-SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” shkroi ai.
Lajçak ka theksuar se në Washington bisedimet për dialogun Kosovë-Serbi kanë qenë intensive dhe produktive./InLajmi/
Just finished my three-day visit to Washington DC. Had a number of intense and productive consultations on our EU-US cooperation in the Western Balkans and the way forward in the Dialogue on normalisation of relations between Kosovo and Serbia. pic.twitter.com/7jxJ1419TM
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 19, 2022