Kryeministri italian, Mario Draghi ka bërë thirrje për një armëpushim urgjent në Ukrainë në mënyrë që negociatat serioze të mund të fillojnë për t’i dhënë fund luftës mes shtetit rus dhe ukrainas, transmeton InLajmi.
“Armëpushim duhet të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur” tha ai në Senatin e Romës.
Komentet e Dragh-it erdhën pasi ai hapi një debat mbi rolin e Italisë në mbështetjen e Ukrainës, e cila po krijon tensione në rritje në shumicën, shkruan BBC.
Kryeministri italian tha gjithashtu se është e rëndësishme të ruhet presioni ndaj Rusisë përmes sanksioneve ekonomike sepse sipas tij me sanksione mund ta sjellin Moskën në tryezën e negociatave./InLajmi/