Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili po zhvillon takime zyrtare në Kosovë, përcjell InLajmi.
Krasniqi, ka thënë se në këtë takim temë diskutimi ka qenë për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, Mal të Zi dhe rajon.
Gjithashtu ai ka shprehur mirënjohje Presidentit Gjukanoviq, për angazhimin e shtetësisë së Kosovës, që nga njohja e pavarësisë së Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Pata kënaqësinë që sot të zhvilloj një takim miqësor e të frytshëm me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë.
Gjatë këtij takimi folëm për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, Mal të Zi dhe rajon, duke shprehur nevojën për forcimin e bashkëpunimit bilateral mes 2 shteteve, pavarësisht pozicionit tonë politik.
Presidentit Gjukanoviq i shpreha mirënjohje për angazhimin e tij në mbështetje të shtetësisë së Kosovës, që nga njohja e pavarësisë së vendit tonë, atëherë si kryeministër i Malit të Zi, e deri sot. Partia Demokratike e Kosovës është përherë falënderuese për kontributin e mikut tonë nga shteti fqinj mik. /InLajmi/