Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Kosova krahas shumë sektorëve në aspektin e sigurisë ka shumë mangësi, raporton InLajmi.
Kadrijaj, u shpreh se koncepti i sigurisë së Kosovës duhet t’i dëshmoj BE-së dhe SHBA-së se jemi me ta.
“Kosova krahas shumë sektorëve në aspektin e sigurisë ka shumë mangësi. Koncepti i sigurisë së Kosovës duhet t’i dëshmoj BE-së dhe SHBA-së se jemi me ta. Roli i shtetit kosovar duhet të bëjë më shumë për sigurinë kombëtare. Prandaj, na duhet unitet. Ne kemi votuar çdo projektligj me ushtrinë nacionale”, tha ajo.
Gjithashtu ajo tha se ka votuar çdo projektligj që ka të bëjë me ushtrinë nacionale. /InLajmi/