Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ditën e enjte ka thënë se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe NATO, raporton InLami.
“Serbia po armatosët kundër Kosovës të cilën nuk e njeh. Sa më shumë të parandalohet kjo lojë e Serbisë aq më i sigurt do të jetë rajoni. E ardhmja e Kosovës është në BE dhe NATO. Pjesëmarrja e Kosovës në defender është me mbi 300 pjesëtar” tha ai.
Dugolli ka shtuar se sipas tij Serbia po armatoset kundër një gjendje tjetër të Kosovës, të cilën nuk e njeh.
Tutje deputeti i LVV-së ka theksuar se nëse parandalohen lojërat e shtetit serb, siguria në rajon do të jetë më e madhe./InLajmi/