• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 14 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Diskriminimi si ‘armë’ shkatërruese, fëmijëve ua humbë karrierën dhe vullnetin

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
19 May 2022
në KRYESORE
0 0
0
Diskriminimi si ‘armë’ shkatërruese, fëmijëve ua humbë karrierën dhe vullnetin
0
SHPERNDARJE
57
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kenan Aliu i komunitetit ashkalinj nga Ferizaj thotë se i është dashur t’i përgatisë 5 fëmijë të tij me faktin se mund të ballafaqohen me paragjykime dhe ofendime në shkollë. Kjo pasi, siç thotë ai, edhe vetë është ballafaquar me to.

“Mua si fëmijë më ka ndodhur… Në atë kohë, një mësuese më pati thënë, pse ti fytyra e zezë, je ulur në 2 karrige e unë në asnjë?! Unë e kisha pasur një karrige më tepër. Kjo ka ndodhur para lufte, në shkollën fillore ‘Tefik Çanga’. Por, gjithmonë u kam thënë fëmijëve se nuk duhet të ndalen edhe pse janë të diskriminuar”, thotë Aliu.

3 fëmijët e tij tashmë janë në shkollë fillore, kurse 2 të tjerë në atë të mesme. Aliu thotë se prioritet në jetë e ka shkollimin e tyre, edhe pse ka vështirësi.

“Tash, ndodh se e anashkalon recitimin e fëmijës kur ka gjuhë letrare apo ndonjë manifestim”, thotë Aliu, i cili njëkohësisht është nënkryetar i Këshillit Drejtues të shkollës fillore “Ahmet Hoxha” në Ferizaj.

Disa nga ankesat e prindërve, sic thotë ai, kanë të bëjnë edhe me refuzimin që të ulen në një bankë me nxënësit e këtyre komuniteteve.

“Diskriminimi është ‘armë’ shkatërruese, fëmijëve ua humbë karrierën dhe vullnetin, sepse të gjithë nuk i kanë ndjenjat e njëjta”, shprehet ai.

RAE – ofendues për disa, i pranueshëm për të tjerë

“Oh, nuk e dinim se je rome”

Çështja e trajtimit të nxënësve nga komunitetet rom, ashkalinj dhe egjiptian në Kosovë është aktualizuar pasi më 17 maj në media në Kosovë është raportuar se disa nxënës nga këto 3 komunitete të shkollës fillore “Xhemajl Kada” në Pejë, gjatë Festës së Abetares, ishin ulur ndaras nga fëmijët e tjerë.

Mësuesja e tyre nga komuniteti shqiptar, kishte deklaruar se ashtu kishte qenë dëshira e fëmijëve, kurse fëmijët thanë se mësuesja u kishte thënë të ulen ashtu.

Më vonë e njëjta mësuese ka thënë se këta fëmijë nuk ishin moshatarë me pjesëmarrësit e festës, prandaj nuk iu takonte t’iu bashkoheshin atyre.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, pasi ka vizituar shkollën një ditë më vonë, ka deklaruar se “diskriminimi nuk ka vend në shkolla”, duke shtuar se inspektorët e ministrisë janë duke e shqyrtuar këtë rast.

Nagavcia ka pranuar se Kosova “si shoqëri ka akoma shumë punë për të bërë në fushën e gjithëpërfshirjes dhe dhënien e mundësive të barabarta të gjithë fëmijëve, e sidomos atyre që janë të margjinalizuar”.

Vëmendja e institucioneve për trajtimin e nxënësve të komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptas zgjat 3 ditë pas ndonjë skandali eventual dhe pastaj, vazhdon diskriminimi i tyre nëpër shkolla, thonë Bajram Ilazi, zyrtar i programit të edukimit në organizatën “Zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve” dhe Bashkim Ibishi, drejtor i organizatës “Advancing Together’’.

Por, Bajram Ilazi shton se diskriminimet ndaj nxënësve të këtyre 3 komuniteteve nuk është i izoluar dhe kjo ndodh në shumicën e shkollave në Kosovë.

Sipas tij, janë disa nga llojet e diskriminimit që kanë vërejtur gjatë vizitave nëpër shkolla ku vijojnë mësimin fëmijët e komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptas.

“Në hapësirat e shkollave nuk ka ndonjë simbol për këto komunitete. Pastaj, nxënësit e këtyre komuniteteve ulen në bankat e fundit të klasave, apo janë të ulur në një rend të veçantë. Këta fëmijë madje paragjykohen se janë të papastër dhe që fëmijët tjerë nuk duhet të shoqërohen me ta”, thotë ai.

Shumica e pjesëtarëve të komuniteteve ashkali dhe atij egjiptian e flasin gjuhën shqipe, rrjedhimisht fëmijët procesin mësimor e ndjekin në shkollat shqipe.

Kurse, shumica e nxënësve të komunitetit rom mësojnë në shkollat në gjuhën serbe apo boshnjake, varësisht nga komuna ku jetojnë. Shkolla në gjuhën rome nuk ka.

Një hulumtim i quajtur “Vështirësitë që hasin nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në shkollim” , publikuar në vitin 2019 nga Qendra e Kosovës për Arsim, ka identifikuar se diskriminimi ndaj fëmijëve të këtyre komuniteteve ekziston edhe nga mësimdhënësit, por edhe nga bashkëmoshatarët.

Në raport thuhet se gjatë vizitave në komunat e Kosovës është raportuar për një qasje jo të duhur të mësimdhënësve ndaj nxënësve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, kurse nga bashkëmoshatarët ka pasur ngacmim, përjashtim e forma të tjera të bullizimit.

Në shumë raste, ata janë ofenduar me fjalë dhe shprehje raciste dhe në rastet më të lehta ata janë përjashtuar nga shoqëria në aktivitete të ndryshme shkollore, por edhe sociale brenda dhe jashtë shkollës, thuhet në hulumtim.

Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, arsimi fillor është i detyrueshëm dhe pa pagesë.

Mosdiskriminimi dhe procesi i përfshirjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në sektorin e arsimit në Kosovë, është adresuar nëpërmjet disa ligjeve, 2 strategjive dhe disa udhëzimeve administrative.

Ligjet për arsim garantojnë shkollim të barabartë për të gjitha komunitetet pakicë në Republikën e Kosovës.

Bashkim Ibishi, nga organizata “Advancing Together’’, e cila merret me promovimin e drejtave të njeriut, e vlerave të barazisë, përfshirjes e diversitetit, thotë se zbatimi i ligjeve sa i përket këtyre çështjeve nuk ekziston në Kosovë.

“Rritja e përfshirjes në shkolla nuk zbatohet pasi nuk ka vullnet politik. Kurse, sa i përket diskriminimit, fëmijët dhe qytetarët nuk janë të njoftuar dhe nuk dinë t’i mbrojnë të drejtat e veta”, shprehet Ibishi.

Sipas Bajram Ilazit, me bazën ligjore, përfaqësues të shkollave po krenohen se po arrijnë të integrojnë në procesin arsimor fëmijët e këtyre komuniteteve.

“Këtu krijohet përshtypje se këta fëmijë kanë ardhur në Kosovë nga ndonjë shtet qe 10 vjet dhe kanë nevojë për integrim. Fëmijët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nuk kanë nevojë për integrim, po kanë nevojë për gjithëpërfshirje dhe trajtim të barabartë brenda klasës dhe hapësirave të shkollave”, thotë Ilazi.

Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit pretendon se ka ndërmarrë një varg politikash gjithëpërfshirëse, sikurse ndarja e 500 bursave për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Po ashtu, për këtë vit është paralajmëruar edhe përkrahja e studentëve nga këto komunitete, me synim ata të Fakultetit të Edukimit, në mënyrë që të krijohen kuadro që do të punojnë në shkolla.

Në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë, thuhet se jetojnë 8.824 romë, 15.436 ashkalinj dhe 11.524 egjiptianë.

Kurse, në shkolla fillore, sipas statistikave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, në vitin shkollor 2020/2021 procesin e mësimor e kanë zhvilluar 3.755 ashkalinj, 1.067 romë dhe 1.125 egjiptianë. Numër më i vogël paraqitet në shkolla të mesme, shkruan REL.

Numri më i madh i këtyre komuniteteve jeton në Ferizaj, Gjakovë dhe Fushë Kosovë.

Tags: Arberie NagavciArsimiDiskriminimi i fëmijëve
Postimi i mëparshëm

Kurti takon senatorin Chris Murphy, çfarë u disktua në këtë takim?

Postimi tjetër

Dua Lipën tashmë do ta shihni edhe si aktore, ajo do të jetë pjesë e këtij filmi

Të ngjajshme Postime

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë
KRYESORE

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë
KRYESORE

Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë

28 August 2025
Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës
KRYESORE

Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës

27 August 2025
Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam
KRYESORE

Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam

27 August 2025
Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare
KRYESORE

Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare

27 August 2025
Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër
KRYESORE

Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër

26 August 2025
Postimi tjetër
Dua Lipën tashmë do ta shihni edhe si aktore, ajo do të jetë pjesë e këtij filmi

Dua Lipën tashmë do ta shihni edhe si aktore, ajo do të jetë pjesë e këtij filmi

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu