Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj në seancë plenare të se enjte ka thënë se Serbia është duke e mbështetur Rusinë dhe po e kërcënon Kosovën në mënyrë të hapur, raporton InLjami.
“Qyteti sot po armatoset. Serbia mbështet Rusinë. Serbia sfidon shtetin e Kosovës dhe planifikon të kryejë atentate edhe në vende evropiane. Shteti serb në mënyrë të hapur kërcënon Kosovën. Kosova dhe qytetarët kanë nevojë për Qeveri që u ‘a jep sigurinë. PDK-ja ka vlerësuar se kjo Qeveri nuk ka plan për sigurinë kombëtare. Në mungesë të planit dhe vizionit lufta në Ukrainë dëshmoi se sa e papërgatitur është kjo qeveri. Ushtria kërkon qasje serioze për financimin e saj”, tha ai.
Qalaj ka shtuar se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një qeveria e cila ua jep sigurinë, ndërsa sipas tij dhe subjektit të cilit i përket, Qeveria e Kosovës nuk ka plan për sigurinë kombëtare.
“Sot nuk kemi njohuri për statusin e këtij fondi ku Qeveria e mban të mbyllur. Kjo Qeveri dëshmon paaftësinë e saj. Prandaj, kryeministri Kurti duhet të vijë të raportojë sa i përket fondit për ushtri” shtoi ai.
Tutje Qalaj ka theksuar se, kryeministri Kurti duhet të raportojë në lidhje me fondin e mbledhur për ushtrinë./InLajmi/