Në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe i freskët, me rritje graduale të temperaturave gjatë ditës. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë me temperatura që në disa rajone më të larta mund të ulen deri në 2 ose 1 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale pritet të arrijë deri në 23 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil, me erëra të freskëta nga veriut vende-vende.
Të premtën na pret mot me diell dhe me rritje të temperaturave, ndërsa të shtunën pritet të kemi mot me vapë verore. Temperatura në Kosovë mund të arrijë deri në 32 gradë Celsius, shkruan Meteo Ballkan.