Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në një intervistë për Ekonomia Online ka folur për vizitën e kryeministrit Kurti në SHBA, duke vlerësuar se është shqetësuese mungesa e kreut të Qeverisë për një periudhë të gjatë kohore, kur Kosova ka probleme mjaft të mëdha.
Sipas tij, Kurti e ka logjikën e të pazëvendësueshmit dhe kjo është kostoja që po paguajnë qytetarët.
“Në një shtet si Kosova që i ka 1100 probleme në kuptimin e asaj që të mungon i pari i qeverisë për një periudhë kaq të gjatë kohore dhe me vizita që janë të nivelit të drejtorive brenda ministrive të caktuara ose ndonjë që kish shpreh investim investiv të ndonjë ministri të dikastereve të veçanta atëherë tregon që që këtyre u ka humbur rruga në oborr në kuptimin politik dhe të përgjegjësisë çfarë kanë ndaj qytetarit të Kosovës”.
“Ai e ka logjikën e të pazëvendësueshmit dhe kjo është kostoja që po paguajnë qytetarët e vendit. Njerëzit kanë besuar dhe tash ne po e paguajmë këtë çmim të madh nga mashtrimi çfarë kanë premtuar dhe nuk po shihet askund që mund të realizohet”.