Një tjetër zë pro-Kremlinit ka pranuar se ka “vështirësi” në luftën me Ukrainën, të cilën Rusia e quan një “operacion special ushtarak”, transmeton InLajmi.
Por Rashid Nurgaliyev, një zëvendëssekretar i Këshillit të Sigurimit të Vladimir Putin, këmbënguli se Rusia do të arrinte objektivat e saj , duke përfshirë “denazifikimin e Ukrainës”.
Analisti ushtarak rus, Mikhail Khodarenok paralajmëroi se situata për Rusinë do të përkeqësohet, shkruan BBC.
“Ne jemi në izolim total politik dhe e gjithë bota është kundër nesh, edhe nëse nuk duam ta pranojmë”, tha Khodarenok. /InLajmi/