Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuarë 5 persona për të shtëna me armë zjarri në Klinë, saktësisht në rrugën Abedin Rexha, përcjell InLajmi.
Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se fillimisht personat janë rrahur mes veti dhe si pasojë e rrahjes 2 persona janë plagosur nga arma e zjarrit.
Sipas policisë, të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Arrestohen 5 persona te dyshuar për veprën penale “Vrasje në Tentativë” dhe “ pjesëmarrje në rrahje”
Më datë 18 maj 2022 rreth orës 13:40, Policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është informuar se disa persona fillimisht janë rrahur mes veti, dhe si pasojë e rrahjes 2 persona janë plagosur nga arma e zjarrit.
Të plagosurit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Pas një pune intensive të hetueseve të Stacionit Policor në Klinë, është arritur të identifikohen dhe arrestohen 3 persona të dyshuar, tek të cilët janë gjetur dhe konfiskuar, 2 armë (pistoleta), dymbëdhjetë 12 fishek cal: 9mm, 3 fishek cal 7.65mm, 2 gëzhoja, një brisk dhe një sprej OC.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh. /InLajmi/