Sot është dita kur 2 drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, do të mësojnë vendimin nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura ndryshe si Gjykata Speciale, përcjell InLajmi.
Ata qëndruan gati 600 ditë paraburgim në këtë gjykatë me seli në Hagë largë punës dhe familjes së tyre.
E deputetja më e zëshme dhe përkrahësja e fuqishme e UÇK-së Ganimete Musliu ka reaguar sot duke kërkuar lirimin e Haradinajt dhe Gucatit.
Musliu ka shtuar duke thënë se UÇK-ja mbetet krenaria Kombëtare.
Postimi i plotë i saj
LIRI PËR NASIMIN E HYSNIUN!
UÇK KRENARI KOMBËTARE! /InLajmi/