Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti thotë se LDK-ja u formua nga strukturat e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë.
“LDK, është diçka publike që dihet, është një transformim i strukturave të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë në një forcë politike të caktuar”, tha Mahmuti.
“Strukturat e Lidhjes socialiste të popullit punonjës kanë qenë në çdo fshat në çdo bashkësi lokale, në çdo lagje dhe me automatizëm dorëzohen librezat e tyre partiake dhe kaluan në LDK”, theksoi ai në emisionin “Pressing” në T7.
“Ky proces i transformimit të saj ka qenë një proces pozitiv sepse ndërprehet ajo formë e perceptimit të strukturave politike të Kosovës si pjesë e strukturave që lidheshin me Jugosllavinë”, tha Mahmuti.