Ish-udhëheqësit e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë me 4 vjet e gjysmë burgim, përcjell InLajmi.
Dënimi i tyre ka ngjallur shumë reagime, e një ndër to është edhe këngëtarja Leonora Jakupi.
E zhgënjyer me këtë vendim Leonora ka publikuar një foto të Haradinajt dhe Gucatit.
“Ju që e votuat gjykatën speciale ju thaftë dora”.
“Në emër të popullit të Kosovës dënuat heronjtë e lirisë”, shkruan ajo. /InLajmi/