Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka reaguar për lajmin se Gjykata e Apelit ka refuzuar tarifat e shtrenjta të propozuara nga ZRRE-ja, sipas tij ky është lajm i mirë për të drejtën e qytetarëve, përcjell InLajmi.
Lekaj ka shtuar se çdo cent që i është marrë kundërligjshëm qytetarëve me vendimin e ZRRE-së, duhet të iu kthehet atyre.
Gjithashtu Pal Lekaj ka thënë së ndihet mirë për këtë vendim të Gjykatës së Apelit, sepse sipas tij ka qenë një vendim i kundërligjshëm.
Postimi i plotë, i tij:
Çdo cent i marrë kundërligjshëm me vendimin e ZRRE-së, t’u kthehet qytetarëve
Të nderuar qytetarë, tani në media po qarkullon lajmi që Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga Zyra e rregullatorit për energji dhe të miratuar nga Qeveria e Kosovës.
Ky është lajm i mirë për të drejtën e qytetarëve.
Ndihem mirë sepse vazhdimisht e kam kritikuar këtë vendim si të kundërligjshëm dhe që ka dëmtuar qytetarët, prandaj në këtë kohë të rëndë ekonomike, Qeveria dhe ZRRE duhet të kërkojnë falje publike dhe duhet të ju kthejnë çdo cent secilit qytetarë të vendit!/InLajmi/