Katerina është ukrainasja që ka qëndruar më shumë se 60 ditë nën tunelet e fabrikës së çelikut, Azovstal, ajo ka treguar tmerret që familja e saj i ka përjetuar, transmeton InLajmi.
Ukrainasja ende pret bashkëshortin e saj, një ushtarë i cili ende mendohet se është në labirintin e tuneleve nëntokësore të fabrikës Azovstal.
Civilja ka ndenjur më shumë se 2 muaj, me 2 djemtë e saj, në një nga bunkerët nën objektin e madh industrial, ku sipas saj bombardimet ndiheshin sikur nuk do të përfundonin kurrë.
“Raketat ishin aq të rënda sa dukej sikur muret e bunkerit po lëviznin dhe vetë dhomat u bënë më të vogla, ndonjëherë kishte një pushim prej një ore dhe ne shpresonim se ndoshta ky ishte fundi, por bombardimet ruse nuk po mbaronin” tha civilja ukrainase.
Kateria tregoi eksperiencën e 2 djemve të saj të cilët ishin njëri 6 dhe tjetri 11 vjeç, ata po luanin me armë të bëra nga letra dhe shiriti ngjitës, pretendonin se po luftonin me rusët, sipas saj kjo ndjenjë ishte shumë bezdisëse.
“Ai është një burrë shumë i fortë, i fortë në shpirt. Më ka mbështetur mua gjithë jetën” shtoi ajo, shkruan BBC.
Civilja ukrainase ka thënë se shpreson se burri i saj është gjallë dhe do ti mbijetojë sulmeve të njëpasnjëshme ruse./InLajmi/




















