Ka filluar seanca gjyqësor në Hagë ndaj Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatit, gjykatësi i specialeska paraqitur akuzat që janë bërë këtyre të fundit, raporton InLajmi.
“Të akuzuarit morën pjesë në konferenca për shtyp, dhe kanë pasur 3 grupe të dokumenteve, nga ato dokumente i kanë publikuar të dhënat që është dashur të mbahen të fshehta sipas ligjeve të Kosovës”tha gjykatësi i rastit Haradinaj dhe Gucatit.
“6 akuza janë të ngritura ndaj të akuzuarve, pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës, frikësim gjatë procedurës penale, hakmarrje dhe shkelje e fshehtësisë së procedurës” shtoi gjykatësi.
Gjykatësi i Speciales ka thënë se gazetarët janë pjesë e publikut, të akuzuarit inkurajuan ata për t’i publikuar informacionet e Gjykatës Speciales, gjithashtu bënë të ditur informacionet e dëshmitarëve./InLajmi/