Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka rrëfyer për vizitën e saj që i bërë ish-krerëve të UÇK-së.
Çitaku ka thënë se Thaçi dhe të tjerët janë mirë, dhe i gëzohen çdo lajmi të mirë për Kosovën, por se fokusi kryesorë është tek beteja me të cilën po ballafaqohen.
“Po i kam takuar, janë mirë më shëndet janë të përqendruar në betejën e tyre ligjore. Më ka ardhë shumë mirë që i kam parë të qetë, pa mllef i presin me entuziazëm çdo lajm të mirë që vie nga Kosova, i gëzohen çdo suksesi, çdo përparimi, mirëpo i kanë një betejë shumë të madhe përpara dhe fokusi është aty”, tha Çitaku.
Tutje, Çitaku ka thënë se ish krerët e UÇK-së kanë pasur betejë edhe më të rëndë gjatë luftës, sesa kjo në Hagë, shkruan Kanal 10.
“Po kjo nuk është beteja më e rëndë në jetën e tyre. Thaçi, Veseli Krasniqi, Selimi kanë jetuar edhe në kushte më të vështira, kanë jetuar në mal, kanë kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri dhjeta herë, dhe kur i kanë hyrë betejës për lirinë e Kosovës ata e kanë llogaritu se edhe mund të mos jenë fare”, u shpreh ajo.