Ish-Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar rreth vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt duke thënë se po bëhet edhe një padrejtësi mbi çlirimtarët e Kosovës, përcjell InLajmi.
Jashari ka shtuar se lajmin për dënimin e 2 ish-krerëve të OVL-së e priti me shqetësim të madh.
Tutje Jashari ka theksuar që shpreson se do të përmirësohet sipas tij ky gabim i bërë ndaj luftëtarëve të lirisë.
Postimi i plotë, i tij:
Edhe një padrejtësi mbi çlirimtarët tonë

Me shqetësim mora lajmin që 2 luftëtarët e Lirisë, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari, Nasim Haradinaj, janë dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Duke qenë krenar me luftën dhe kontributin e tyre, duke besuar në drejtësi, isha i bindur që ata do të shpallën të pafajshëm dhe se Gjykata do të gjykojë drejtë dhe do të hulumtoj në tërësi dhe në menyrë objektive rastin për të cilin janë akuzuar Gucati e Haradinaj.
Uroj që në Apel të përmirësohet ky gabim i bërë ndaj luftëtarëve të Lirisë.
Miq të mi, Hysni dhe Nasim vazhdoni të mbeteni të fortë, kjo padrejtësi do përfundojë dhe ne do shihemi shpejtë në Kosovën tonë të dashur./InLajmi/