18 maj 1804 – Napoleon Bonaparti u shpall Perandor i Francës.
18 maj 1910 – Kometa “Halley”, e vetmja që mund të shihet me sy të lirë, kaloi shumë pranë Tokës.
18 maj 1915 – Një vajzë turke, snajpere me mision në Luftën e Çanakalasë, ra dëshmore nga shpërthimi i një predhe shumë pranë saj. Vlen të theksohet se dhjetëra gra turke kanë luftuar si snajpere në Çanakala.
18 maj 1944 – Internimi i Tartarëve të Krimesë: Josif Stalini urdhëroi internimin e tartarëve nga gadishulli i Krimesë duke i akuzuar ata si bashkëpunëtorë të nazistëve. Ky internim u mori jetën rreth 110.000 tartarëve krimeanë.
18 maj 1974 – India realizoi me sukses testin e bombës së saj të parë bërthamore në shkretëtirën e Tarit. Me këtë projekt të koduar “Buda i Qeshur”, India u bë shteti i 6-të në botë që zotëron armë nukleare.