Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Andrei Rudenko, ka thënë se aktualisht nuk po zhvillohen negociata mes Rusisë dhe Ukrainës, transmeton InLajmi.
“Jo, negociatat nuk po vazhdojnë. Ukraina është tërhequr praktikisht nga procesi i negociatave,” tha zëvendës ministri i jashtëm rus.
Rudenko shtoi se Kievi është tërhequr nga bisedimet diplomatike pasi ai përsëriti se negociatat nuk po ndodhin në asnjë lloj forme, shkruan BBC.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se ai e kupton nevojën për dialog me Rusinë dhe se nga ana ukrainase ende nuk janë “djegur” urat diplomatike./InLajmi/