Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani është ngjitur në majën e Malit Everest dhe këtë arritje ia ka dedikuar kolegëve të rënë në detyrë, përcjell InLajmi.
Hashani ka treguar se me plot krenari është ngjitur në majën e Everest BC në një lartësi 5364 m.
Zyrtari policor ka bërë të ditur që këtë arritje ia kushton , kolegëve të rënë në detyrë, Lazim Rexhepit, Enver Zymerit dhe të gjithë të tjerëve.
Postimi i plotë, i tij:
Me krenari dhe pietet të lartë, ngjitjen në majën Everest BC, në lartësi 5364 m, ua kushtoj kolegëve të rënë në detyrë, si Lazim Rexhepi, Enver Zymeri dhe të gjithë të tjerëve./InLajmi/